Telegrafi

Elinel, Dagz dhe PM lansojnë projektin e ri mjaft ritmik

Elineli ka publikuar projektin e ri në bashkëpunim me dy deejayt të njohur, Dagz dhe PM.

Dy deejayt të njohur shqiptarë kanë vazhduar kështu me bashkëpunime, duke qenë tash në projekt të Elinelit.

Kënga është punuar nga Cricket në muzikë, teksa Nome Entertainment e ka përpunuar projektin.

Elinel ka realizuar tekstin, ndërkaq klipi është realizuar nga Imagine Films.

Elineli kështu vjen me projekt të ri të suksesshëm pasi lansoi kohë më parë këngën “Për familje” me Mc Kreshën.

Kohë më parë DJ Dagz edhe PM lansuan projektin me Morena Tarakun, pas këngës me Ukin. /Telegrafi/