Me siguri i keni në shtëpi
Dy përbërës kuzhine janë kombinim shkatërrues kundër njollave të vajrave!
E gjitha që ju nevojitet janë vaji e eukaliptit dhe soda e bikarbonatit.
Vaji i eukaliptit është pa ngjyrë, por ka shije dhe aromë specifike.
E para që duhet të bëni është që ta fusni një karton nën rroba në të cilat gjenden njollat, pastaj spërkatni me vaj eukaliptit, transmeton Telegrafi.
Merrni brushën dhe sodën e bikarbonatit, fërkoni me brushë njollën dhe lëreni të veprojë deri në pesë minuta.
Pastaj rrobën lajeni në rrobalarëse në mënyrë të zakonshme dhe do të jetë si e re!
Provojeni, dhe na tregoni rezultatin! /Telegrafi/