Mbrëmë disa prej banorëve të Big Brother VIP Kosova ka patur mundësinë të ndjekin ndeshje e Ligës së Kampionëve në mes të PSG-së dhe Bayern Munich.
Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj PSG-së me rezultat 2-0 në ndeshjen kthyese të fazës së parë të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Pjesa më e madhe e banorëve të BBVK ishin me skuadrën francezë në të cilën luaj yje si Messi, Mbappe, Neymar dhe Ramos.
Pas ndeshjes ata kanë komentuar rezultatin dhe paraqitjet e futbollistëve ndërsa një komet për këtë e pati edhe Xhuli Nura.
“Messit i është prishur motori”, ka thënë Xhuli.
Big Brother VIP Kosova ndërkohë kujtojmë që është drejt finales së madhe dhe fituesi pritet të shpallet më 17 mars.
Për banorët e mbetur tashmë është hapur televotimi për publikun se cilin nga ta duan ta dërgojnë në finale. /Telegrafi/