Artisti i njohur nga Shqipëria, Elgit Doda, ka sjell ditën e sotme (e diel) projektin e ri muzikor.
“Do vij” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga Romeo Veshaj, kurse për producimin u kujdes vet këngëtari.
Miksimi dhe masterizimi u bë nga Marenglen Boja me video nga Fullmoon Production.
Nën drejtimin e The Claudia, ky projekt tashmë ndodhet në platformën YouTube.
Kjo është kënga e radhës nga albumi i tij i ri, pas të parës “Mërzia” që e solli në bashkëpunim me Elain.
Elgiti shquhet për projektet e veçanta dhe për ndjeshmërinë që sjell përmes teksteve. /Telegrafi/