Kantautori Elgit Doda dhe vëllezërit Donald e Romeo Veshaj janë bërë bashkë për një këngë të re.
“Picasso” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është ritmike-verore.
Muzika është punuar nga vet Elgiti, gjersa në shkrimin e tekstit kanë marrë pjesë të tre protagonistët së bashku.
Ndërkohë për masteringun është kujdesur Marenglen Boja.
Kënga është vizualizuar edhe me një klip, i cili vjen me një atmosferë mjaft pranverore me shumë ngjyra.
Për klipin është kujdesur produksionit FullMoon Production. /Telegrafi/