Site icon Telegrafi

Eleni Foureira vallëzon në mënyrë joshëse

(Foto: Instagram/EleniFoureira)

Këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira, këtë vit do ta përfaqësojë Qipron në Eurovision.

Ndërkohë që po afrojnë datat e prezantimit të këngëtarëve në skenën e Eurosong, këngëtarja e lindur në Shqipëri ka treguar aftësitë e saj në vallëzim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Eleni Foureira

Në një video të publikuar në Instagram, 31-vjeçarja shfaqet atraktive me lëvizjet e saja, njëkohësisht duke vënë në plan të parë linjat e saja trupore.

Në edicionin e sivjetmë të Festivalit Evropian të Këngës marrin pjesë tre shqiptarë. Eugent Bushpepa do ta përfaqësojë Shqipërinë, Ermal Meta (së bashku me Fabrizio Moron) do ta përfaqësojë Italinë dhe Eleni do të ngjitet në skenë si përfaqësuese e Qipros.

Në një intervistë të mëhershme për Telegrafi, Eleni ishte shprehur e lumtur që nuk do të jetë shqiptarja e vetme, por që në skenë do të jenë edhe dy të tjerë.

Ajo ka thënë se shpreson ta prekë finalen, ndërsa festivalin e Eurovisionit, e sheh si një mundësi të mirë promovimi.

“Mesazhi që unë do të jepja në lidhje me festivalin ‘Eurovisioni’ është që: për mua është një spektakël muzikor shumë i mirë, më i madhi në botë dhe ndjehem e lumtur që do të jem pjesë e tij. Do të jap më të mirën time dhe shpresoj që do të vendos një ‘Fuego’ të madhe në skenën e ‘Eurovisionit’ në Lisbonë”, kishte deklaruar Foureira. /Telegrafi/

Exit mobile version