Dokumentari “Estetika me Krenarin” do të sjellë këtë të diel episodin e dytë.
Protagoniste e radhës do të jetë një vajzë e re e quajtur Elena, e cila ka pasur probleme me akne për një periudhë të gjatë.
“Më nuk më lënë përshtypje shikimet e të tjerëve”, shprehet ajo përgjatë promos së emisionit të publikuar në YouTube.
Elena ka treguar se është munduar për një kohë të gjatë që të gjente zgjidhje për problemin e saj, por pa sukses!
Sa janë të prekur njërëzit nga aknet, shkaktarët e formimit të akneve, analizat e domosdoshme, vizitat tek gjinekologu dhe laboratori, trajtimet, vështirësitë gjatë trajtimeve deri tek gjendja përfundimtare e lëkurës së Elenës do të pasqyrohet në këtë dokumentar estetik.
“Estetika me Krenarin vjen për shikuesit çdo të diel në RTV Dukagjini në ora 15:00, me mbështetje mediale nga Telegrafi.com.