Sulmuesi anësor i Përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani ka pësuar një lëndim, duke lëshuar grumbullimin e “Dardanëve”.
Ylli i klubit francez Clermont, Rashani ka pësuar një lëndim, për shkak të të cilit nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Alain Giresse për dy ndeshjet kualifikuese kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë për ‘Euro 2024’.
Pas lëndimit, Rashani iu ka nënshtruar ekzaminimeve të hollësishme mjekësore nga stafi mjekësor i Përfaqësueses së Kosovës.
Pasi u vlerësua ndjeshmëria e lëndimit, u vendos që lojtari të lirohet nga grumbullimi dhe të vazhdojë procedurat e rikuperimit.
Stafi i ekipit përfaqësues i ka uruar Elbasanit rikthim sa më shpejt në fushën e gjelbër dhe shpreson që ai do të jetë i gatshëm e në formë për ndeshjet e shtatorit.
Ndryshe, Kosova do të luajë nesër (e premte) në “Fadil Vokrri” ndaj Rumanisë, ndërsa me 19 qershor luan në Hungari ndaj Bjellorusisë. /Telegrafi/