Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në një lokal në lagjen “Partizani”, ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë pronari.
Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Partizani”, Elbasan në ambientet e një lokali është hedhur një granatë dore, e cila ka shpërthyer dhe për pasojë është plagosur pronari i lokalit shtetasi A.A., rreth 32 vjeç.
I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë, transmeton tch.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit. /Telegrafi/