Nuk janë të rralla rastet kur videoklipet e artistëve shqiptarë kanë ngjashmëri mes vete.
E një i tillë ka ndodhur edhe së fundmi te projekti i Elai, “Mu nda” me atë të Capital T, “Për ty x Dy zemra”.
Trim Ademi (emri i vërtetë) lansoi këtë video muzikore rreth një vit më parë, gjë që duket ta ketë inspiruar edhe reperin e ri.
Ajo çfarë vlen të ceket është se ka vendosur maskë në fytyrë si dhe disa skena të njëjta me vetura.
Ky projekt i Kapos u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe deri më tani ka grumbulluar mbi gjashtë milionë shikime në YouTube.
I njëjti nuk ka dyshim se është një nga emrat më të pëlqyer e më të kërkuar në estradën shqiptare.
Elai nga ana tjetër po vazhdon të jetë pjesë e grupit “O.T.R” me në krye, Noizyn. /Telegrafi/