Barcelona ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Gremios, Arthur Melo, i cili do t’iu bashkohet Blaugranëve në janar të vitit 2019 bën të ditur El Mundo Deportivo.
21-vjeçari ka regjistruar 52 paraqitje me ekipin e parë të klubit brazilian dhe ka qenë kyç në përpjekjet e skuadrës së tij për ta fituar the Copa Libertadores.
Gazeta spanjolle raporton se të dyja palët kanë arritur marrëveshje, sipas të cilës, mesfushori qendror do ta vazhdojë karrierën në Camp Nou nga janari i vitit të ardhshëm, kur edhe përfundon sezoni i ardhshëm në ligën braziliane.
Arthur ka një klauzolë për prishjen e kontratës prej 50 milionë eurosh, ndërsa oferta fillestare e Barcës ka qenë 25 milionë euro.
Duke qenë se Gremio pronëson vetëm 60 për qind të të drejtave të lojtarit, El Mundo Deportivo nuk e saktëson se cila mund të jetë shuma e transferimit.
Katalunasit tashmë kanë tre lojtarë nga jashtë Bashkimit Evropian, Yerry Mina, Paulinho dhe Philippe Coutinho, mirëpo ky i fundit është duke aplikuar për nënshtetësi portugeze për të liruar një vend më shumë.
Braziliani nuk është i pari që po përpiqet ta bëjë këtë gjë, duke qenë se Luis Suarez tashmë ka pasaportë italiane që e ka marrë përmes partneres së tij, Sofia Balbi. /Telegrafi/