Andre Gomes është preferenca e gjigantëve spanjoll, Real Madridit dhe Barcelonës për mesfushën.
Real Madrid dhe Barcelona janë të gatshëm për të luftuar për mesfushorin e Valencia, Andre Gomes, këtë verë,
Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle, AS, gjatë këtij afati kalimtar të verës do të kemi një ‘derbi’ të zjarrtë për shërbimet e mesfushorit portugez.
Valencia nuk duan të shesin për më pak se 65 milionë euro, por të dyja klubet janë të etura për të forcuar mesfushën e tyre me portugezin.
Për Andre Gomes ka shprehur interesim edhe skuadra italiane, Juventus. /Telegrafi/