Telegrafi

El Chiringuito: Ancelotti e kërkon rikthimin e Ronaldos te Real Madridi

El Chiringuito raporton se Carlo Ancelotti ka kërkuar nga Real Madridi që Cristiano Ronaldo të rikthehet sërish në La Liga.

Ylli portugez po e kërkon largimin nga Juventusi, derisa një dëshirë e tillë ekziston mes të dyja palëve.

Sipas mediumit spanjoll që raporton me shumë siguri nga burimet e tyre se Los Blancos po planifikojnë rikthimin e 37-vjeçarit në skuadër.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka kontratë edhe një vit me Zonjën e Vjetër, derisa duan t’i ndajnë rrugët në këtë verë.

Portugezi thuhej se ishte cak i Paris Saint-Germain, mirëpo këta të fundit e duan qëndrimin e Kylian Mbappes dhe nuk do të transferojnë asnjë lojtar tjetër në fazën ofanzive.

Në anën tjetër, Ronaldo raportohet se i ka ofruar shërbimet e tij te Manchester City, mirëpo kampioni i Ligës Premier është i fokusuar te Harry Kane i Tottenhamit.

Gjatë kësaj jave, El Chiringutio raporton se do të ketë lëvizje në lidhje me rikthimin e portugezit te Real Madridi. /Telegrafi/