Të mërkurën, bosi i drogës meksikane, Joaquin “El Chapo” Guzmán u dënua me burgim të përjetshëm, pesë muaj pasi një gjykatë amerikane e dënoi atë për akuza duke përfshirë trafikun e drogës, komplote dhe përdorimin e armëve të zjarrit.
Por, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vetëm një ditë më parë, Alejandrina Gisselle Guzmán Salazar, që besohet të jetë vajza më e madhe e Guzmanit, paraqiti zyrtarisht një linjë modeli të quajtur sipas babait të saj, “El Chapo 701”, në Guadalajara, kryeqyteti Jalisco.
Siç thuhet, numri 701 i referohet rangut të Guzmán-it i mbajtur dikur në listën e Forbes nga njerëzit më të pasur në botë.
Si me shumicën e të dënuarve të pasur, qeveria amerikane dëshiron që Guzmán ti konfiskohen disa pasuri – zyrtarisht 12.7 miliardë dollarë.
Një linjë e modës, duke përfituar nga fama e një prej narkodilerëve më të njohur në botë, do të ishte një “bankë e përsosur”, por qeveria amerikane ka të ngjarë të mos jetë në gjendje të ndalojë biznesin, sipas ish-zyrtarëve amerikanë.
“Nuk ka asgjë të vërtetë që qeveria mund të bëjë për të”, ka thënë për Business Insider, Duncan Levin, një ish avokat amerikan i cili u përqendrua në pastrimin e parave dhe konfiskimin e pasurisë.
Një avokat këtë javë tha se El Chapo 701 është në pronësi të Alejandrina, vajzës së Guzmanit me gruan e tij të parë, María Alejandrina Salazar Hernández. Produktet Alejandrina të paraqitura në Guadalajara përfshinin xhaketa, kapele, rripa, kuleta, këpucë dhe çakmakë.
Ndryshe thuhet se në mars, Guzmán autorizoi përdorimin e emrit dhe nënshkrimit të tij nga kompania “El Chapo Guzmán: JGL LLC” – emri i të cilit i referohej emrit të tij të plotë, Joaquin Guzmán Loera – që drejtohet nga gruaja e tij 29 vjeçare, Emma Coronel Aispuro. Ai mori leje të veçantë për të nënshkruar dokumentet në qelinë e tij. /Telegrafi/