Site icon Telegrafi

Ekzekutoi 50 vjeçarin me plumb në kokë, arrestohet autori në Fier

Foto: Ilustrim

Një 52 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Fierit, si i dyshuari kryesor për vrasjen e Ahmet Toskës mëngjesin e 26 tetorit.

Sipas policisë, në pranga ka rënë F. H., 52-vjeç banues në Fier.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, ku viktima Toska mori një plumb në kokë në sy të bashkëshortes së tij.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në bazë të fakteve dhe provave të administruara në interes të hetimeve të procedimit penal të regjistruar për vrasjen e shtetasit A. T., ka lëshuar urdhrin për ndalimin e shtetasit F. H., si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje me paramendim’ dhe ‘Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak'”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme. /Ora News/

Exit mobile version