Ekzaminimet mjekësore kanë përjashtuar një lëndim të ri të kapitenit të Juventusit, Giorgio Chiellini dhe se nuk ka ndonjë problem serioz për Rodrigo Bentancur.
Qendërmbrojtësi italian u detyrua ta lëshonte fushën pas vetëm 35 minutash në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Portos.
Fillimisht, u mendua se i është kthyer lëndimi në muskujt e pasmë të kërcirit dhe u raportua se do të mungonte dy javë.
Tests for Chiellini at J|Medical pic.twitter.com/sVphaj249N
— Bianconeri Zone (@BianconeriZone) February 18, 2021
Mirëpo, ekzaminimet e realizuara në J|Medical kanë përjashtuar ekzistimin e një problemi më serioz.
“Giorgio Chiellini iu është nënshtruar ekzaminimeve radiologjike në J|Medical këtë mëngjes, të cilat kanë përjashtuar lëndimet muskulore në kërcirin e djathtë. Gjendja e tij do të monitorohet ditë pas dite”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, është ekzaminuar edhe Bentancur dhe është kuptuar se mesfushori nuk ka ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/