Telegrafi

Ekuipazhi i aviokompanisë amerikane, “kërcënoi” pasagjeren se do ta nxjerrin nga aeroplani nëse nuk i mbulon gjinjtë

Një përdoruese e TikTokut pretendon se ekuipazhi i një aviokompanie, e ka “kërcënuar” se do ta nxjerr nga aeroplani nëse refuzon të mbulojë “gjinjtë”.

Përdoruesja e identifikuar si @badbish1078, shpërndau një video në TikTok ku shihet e ulur në aeroplanin e aviokompanisë Alaska Airlines, transmeton Telegrafi.

Në mbishkrim ajo tha se “Alaska Airlines” i kanë bërë me dije se duhet të mbulohet nëse dëshiron të qëndrojë në aeroplan.

Ajo shihet e veshur me një bluzë pa mëngë të hapur në pjesën e përparme dhe një fund të shkurtër, që duket se është cilësuar si veshje provokative.

Megjithatë, ajo kishte dëgjuar këshillat e tyre dhe ishte futur në tualet, duke veshur një palë xhinse dhe bluzë me mëngë të gjata. /Telegrafi/

@badbish1078 I said no ❤️ #fyp #patriarchytingz @alaskaair ♬ 1 step forward, 3 steps back – Olivia Rodrigo