Site icon Telegrafi

Ekspozuan fotografi me armë zjarri në Obiliq, dy të mitur shoqërohen në polici

Foto: Ilustrim

Dy të mitur janë shoqëruar në stacionin policor pasi kishin ekspozuar fotografi me armë zjarri.

Sipas raportit 24 orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:30, në Obiliq.

Tutje bëhet e ditur se pistoleta pa municion është sekuestruar.

“anë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që kishin ekspozuar foto me armë zjarri. Pistoleta pa municion është sekuestruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

 

Exit mobile version