Tregu i energjisë është tronditur papritur nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë, mirëpo Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta ndihmojnë rritjen e furnizimit botëror.
Kështu shprehet Toby Rice, i cili drejton prodhuesin më të madh të gazit natyror EQT, duke shtuar SHBA-ja mund ta zëvendësojë me lehtësi gazin rus, përcjell Telegrafi.
Rice vlerëson se SHBA-ja ka potencialin për të katërfishuar prodhimin e saj të gazit deri në vitin 2030.
Deklarata e tij se kompanitë amerikane mund të luajnë një rol më të madh në ofrimin e gazit në Evropë, vjen më pak se një javë pasi sekretarja e Energjisë, Jennifer Granholm i kërkoi industrisë së karburantit të vendit të prodhonte më shumë naftë.
EQT me bazë në Pittsburg mund të jetë në gjendje të rrisë prodhimin. Përpara se gazi natyror të eksportohet, duhet të shkojë në një strukturë të veçantë ku ftohet nën minus 120 gradë Celsius, duke e kthyer atë në një lëng për t’u ngarkuar në anije të mallrave.
Aktualisht në Shtetet e Bashkuara funksionojnë tetë terminale, me 14 projekte të tjera në ndërtim e sipër. /Telegrafi/