Site icon Telegrafi

Eksperti spanjoll zbulon ofertat e refuzuara të Barcelonës dhe Real Madridit për Neymarin

Paris Saint-Germain thuhet se ka refuzuar dy oferta të majme nga Barcelona dhe Real Madridi për yllin e tyre brazilian, Neymar.

Afati kalimtar i verës ka qenë i gjithi i mbushur me thashetheme dhe polemika rreth të ardhshme se yllit brazilian, Neymar, i cili do largimin nga PSG.

Megjithatë, largimi i tij dhe saga e një transferimi larg Parisit nuk ka përfunduar ende dhe deri në fund pritet të ketë zëra.

Lexo po ashtu Betejat e transferimeve mes Real Madridit dhe Barcelonës: Nga Beckham e Villa deri te Neymar

Në fillim dukej e sigurt që ai do të kthehej në ish-klubin e tij, Barcelona, para se gjigantët e tjerë spanjoll të Real Madridit të hidhnin kandidaturën e tyre.

Por, tani është konfirmuar nga eksperti spanjoll i futbollit, Guillem Balague, që kampionët francezë kanë refuzuar ofertat si nga Reali ashtu edhe nga Barcelona për ish-kapitenin brazilian.

Neymar nuk po gjen qetësi te PSG-ja (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Të dy ofertat thuhet se do pranoheshin me qejf nga shumica e klubeve evropiane, por jo edhe PSG.

Sipas ekspertit Balague, parisienët kanë refuzuar një ofertë nga Katalunia, e cila peshonte 100 milionë euro plus shërbimet e Philippe Coutinhos.

Lexo po ashtu PSG-ja kërkon para dhe Viniciusin për Neymarin

Përveç kësaj, ata e refuzuan edhe një ofertë të Realit që përfshinte James Rodriguezin dhe Gareth Balen plus para, duke kërkuar Vinicius Juniorin në marrëveshje.

PSG padyshim e vlerëson shumë lartë nënshkrimin e tyre rekord botëror dhe, me gjithë sjelljen e tij të dyshimtë, nuk do të lejojnë që ai të largohet për pak para. /Telegrafi/

Exit mobile version