Site icon Telegrafi

Eksperti spanjoll: Të gjitha klubet angleze mund të kualifikohen

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 01: Dele Alli of Tottenham Hotspur chases down Nacho Fernandez of Real Madrid during the UEFA Champions League group H match between Tottenham Hotspur and Real Madrid at Wembley Stadium on November 1, 2017 in London, United Kingdom. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Eksperti spanjoll, gazetari Guillem Balague, ka reaguar pas shortit të Ligës së Kampionëve duke thënë se të gjitha klubet angleze mund të kualifikohen tutje.

Klubet angleze kanë pasur short mjaft interesant në fazën e parë eliminuese të Ligës së Kampionëve.

Barcelona përballet ndaj Chelseat, Mancehster City e ka përballë Baselin, Manchester United luan ndaj Sevillas, Tottenhami ndaj Juventusit dhe Liverpooli përballet me Porton.

Lexo po ashtu Shorti i LK: Të gjitha përballjet

Sipas Balagues, të gjitha skuadrat angleze kanë gjasa reale për t’u kualifikuar tutje, duke bërë një finalist anglez shumë të mundshëm.

“Pesë klubet angleze mund të kualifikohen tutje”.

“Tottenhami di si ta mposhtë një ekip si Juve (nëse top lojtarët janë në formë), kjo Barcelonë është e mposhtshme, Untied ndoshta do të duhet të shënojë një gol”.

“Fuqia sulmuese e Liverpoolit mund të jetë vendimtare në ndeshjen e parë dhe City është shumë i fortë për Baselin”, u shpreh Balague.

Kujtojmë se në vitet e fundit skuadrat angleze nuk kanë pasur paraqitje të mira në Ligën e Kampionëve.

/Telegrafi/

Exit mobile version