Në televizionin publik rus gjatë të hënës mbrëma gjatë një debati politik, panelistët kanë pranuar për herë të parë se pushtimi rus në Ukrainë nuk po shkon sipas planit, dhe se rrëfimet e rusëve për kinse bombën e pistë të ukrainasve, janë thjesht trillime.
Autori i guximshëm i këtyre deklaratave është Victor Olevich, ekspert i politikës së jashtme, që në studio foli pa “doreza”, duke nxitur një lloj situate të pakëndshme tek të ftuarit e tjerë, e në veçanti te prezantuesi Andrei Norkin, transmeton Telegrafi.
Olevich në Rusi prezantohet si “eksperti më i madh për Amerikë”, i cili thuhet se ka përfunduar studimet në SHBA, por që jeton dhe vepron në Moskë.
Viktor Olevich (not verbatim): We should be talking to the Ukrainians. .. We can’t expect their affection if we say that the Ukrainian ethnicity does not exist, that Ukrainians as a people do not exist. pic.twitter.com/cKHlRhNqFa
— Laura Rozen (@lrozen) September 12, 2022
Që nga fillimi i karrierës, e përcjell reputacioni se nuk është gjithmonë “njeriu i besuar i Kremlinit”.
“Situata është e tillë. Kemi filluar operacionin special ushtarak, kemi nënvlerësuar armikun dhe pas tetë muajve nuk po arrijmë ta mundim. Në anën tjetër, vazhdimisht ankohemi për vendet që duan ta shkatërrojnë Rusinë”, tha Olevich, duke nxitur moderatorin të ndërhyjë: “nuk po ankohemi, por jemi të nervozuar në ta”.
“Mund të nervozohemi sa të duam, por kjo nuk do të zgjidhë problemet tona”, iu kundërpërgjigj Olevich moderatorit.
Meanwhile in Russia: TV hosts clearly regretted the moment they asked an expert for his opinion regarding the Kremlin's allegations of a so-called "dirty bomb" Ukraine is supposedly planning to detonate. pic.twitter.com/b725cJA2W2
— Julia Davis (@JuliaDavisNews) October 25, 2022
Pas kësaj u hap tema për informacionet se kinse Ukraina po tenton të përdorë bombën e pistë.
“Ku janë dokumentet? Ku janë informacionet e vërteta për këtë bombë? Ku gjenden, ku planifikohet të përdoren. Nuk e kuptojë pse flasim për këtë. Ku janë faktet? Provokime të tilla nuk vijnë pa urdhrin e dikujt lart. Nëse Rusia ka qfarëdo informacioni për bombën e pistë, le të na i tregojë”, këmbënguli Olevich. /Telegrafi/