Ish-ambasadori amerikan në Rusi dhe njëherësh profesori i shkencave politike, Michael McFaul tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk duhet që kurrsesi të fitojë në Ukrainë.
McFaul deklaroi se nëse Putini mposht Ukrainën, kërcënimi rus për aleatët e SHBA-së në Evropë do të rritet në mënyrë dramatike, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, presidenti rus duhet të ndalet në Ukrainë për të shmangur luftërat më të mëdha ose kërcënimet e luftës në të ardhmen.
If Putin defeats Ukraine, the Russian threat to our allies in Europe grows dramatically. Investing now to stop Putin in Ukraine helps to avoid bigger wars or threats of war in the future. Let us learn the lessons of the 1930s instead of repeating the same mistakes again.
— Michael McFaul (@McFaul) January 14, 2024
“Nëse Putini mposht Ukrainën, kërcënimi rus për aleatët tanë në Evropë rritet në mënyrë dramatike. Investimi tani për të ndaluar Putinin në Ukrainë ndihmon për të shmangur luftërat më të mëdha ose kërcënimet e luftës në të ardhmen. Le të nxjerrim mësimet e viteve 1930 në vend që të përsërisim të njëjtat gabime përsëri”, shkroi eksperti amerikan në llogarinë e tij në X.
Paralajmërime të shumta ka pasur nga ana e ekspertëve perëndimorë për kërcënimet të shumta që cenojnë sigurinë e Evropës në saje të luftës në Ukrainë. /Telegrafi/