Telegrafi

Ekspertët përpiqen të shpjegojnë si u bë Pete Davidson hamshori më i madh në Hollywood

(Foto: Getty Images/iStock)

Komiku Pete Davidson mban titullin e mashkullit më të dëshirueshëm të Hollywoodit aktualisht, ndërsa tani raportohet se është në një lidhje me modelen Emily Ratajkowski.

Ai ka qenë në lidhje me emra, si Ariana Grande e Kim Kardashian, ndërsa gjithashtu ka qenë i lidhur me Kate Beckinsale e Kaia Gerber.

“Djemtë pyesin veten se si ai mund të konsiderohet kaq tërheqës për femrat. Por, Pete është shumë simpatik, ai është i prekshëm, i ëmbël dhe i pashëm”, kishte deklaruar Emily më herët në një emision.

(Foto: BackGrid)

Ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James, është përpjekur të shpjegonte pse 29-vjeçari është kaq tërheqës për femrat.

“Ai është si terapi për femrat që kanë dalë nga një lidhje. Pete jo vetëm që duket si një djalë që – në mënyrë metaforike – pushton jashtë kategorisë së tij, por ai e bën këtë me gjuhën e tij të trupit”.

(Foto: Instagram/kimkardashian)

“Duket sikur është i magjepsur nga njerëzit e famshëm, por në një mënyrë pozitive. Sa më të bukura të jenë femrat, aq më shumë priren të tërheqin narcisistët arrogantë, ndërsa Pete është krejtësisht e kundërta e kësaj dhe kjo është freskuese për femrat”, ka shpjeguar James për Daily Mail.

Sipas saj, Davidson ka edhe një tjetër armë sekrete, humorin e tij: “Zgjuarsia mund të jetë po aq e rëndësishme sa muskujt, veçanërisht nëse bëhet fjalë për shaka vërtet të mira apo tallje me ish-in tuaj”.

(Foto: BuzzFeed)

Megjithatë, ish-të dashurat dhe një mik i Pete pretendojnë se sekreti i joshjes i tij qëndron në penisin e tij të madh.

Kim kishte pranuar në serialin real televiziv se ka qenë ajo që kontaktoi e para komikun, sepse dëgjoi “thashetheme për të” dhe donte ta provonte, ndërsa nuk kishte menduar se do të lidhej shumë aq gjatë me të. /Telegrafi/