Site icon Telegrafi

Eksperiment për të mbrojtur fëmijët: Ja si reagojnë të rriturit e mbyllur në veturën e nxehtë (Video)

Sipas statistikave, në Shtetet e Bashkuara për çdo javë vdes nga një fëmijë i mbyllur në veturë të nxehtë.

Për të treguar se sa e rrezikshme është linja e fëmijës në veturë të nxehtë, organizata Kids4Kars ka bërë një eksperiment me të rritur.

Atyre u janë ofruar 100 dollarë, që të qëndrojnë për dhjetë minuta në veturë të nxehtë, transmeton Telegrafi.

Shikojeni videon e postuar më poshtë, që të kuptoni se si u gjendën ata në ambient të mbyllur dhe me nxehtësi të lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version