Telegrafi

Ekskluzive: Shikoni Dafinën me të dashurin e ri duke bërë shoping (Foto)

Dafina dhe Jose filluan lidhjen e tyre dy vjet më parë. Ata u fotografuan në Stuttgart, Foto: Telegrafi

Se Dafina Zeqiri ka të dashur të ri, e ai nuk është Ledri Vula, kjo tashmë dihet, por Telegrafi ka siguruar fotografi që e shfaqin këngëtaren me njeriun e saj të zemrës.

Këngëtarja u mësua se ka gjetur një të dashur të ri, e ai është nga Republika Dominikane.

Ajo me të është takuar në Amerikë, kurse tash e sa kohë po vijon romancën me të.

Telegrafi ka siguruar një foto nga Stuttgarti, ku Dafina është parë me të dashurin e saj duke bërë shopping në butikun Zara.

Dafina së fundmi raportohej të kishte pasur lidhje me Agon Asllanin, një stomatolog dhe Albin Gashin, djalin e Tomë Gashit, teksa me Ledri Vulën që prej dy vitesh janë vetëm miq dhe nuk kanë pasur romancë ani pse kanë realizuar edhe këngë bashkë. /Telegrafi/