Tashmë dihet se Dafina Zeqiri ka të dashur dhe ai është askush pos njeriu për të cilin pati raportuar i pari Telegrafi shumë kohë më parë.
Telegrafi kishte publikuar kohë më parë fotografi të Dafinës teksa bënte shoping me të dashurin e saj në Stuttgart.
Dhe burimet e Telegrafit mësojnë se ajo vazhdon që të jetë shumë e lumtur me të dashurin e saj.
Në fakt Jose, i dashuri i Dafinës, vjen nga Republika e Dominikës.
Disa media kishin raportuar se emri i të dashurit të Dafinës është Rodriguez, por në fakt emri i tij është Jose, mësojnë burimet e Telegrafit.
Dafina ende nuk ka folur hapur për jetën e saj private. /Telegrafi/