Site icon Telegrafi

Ekskluzive! Ilir Deda po bëhet baba

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, pritet të bëhet baba për herë të parë.

I kontaktuar nga Telegrafi, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje nuk e ka mohuar se po bëhet baba.

“Në natën e Vitit të Ri nuk foli për tema të tjera”, tha shkurt Deda duke mos mohuar se gjatë vitit të ardhshëm do të bëhet baba.

Por, burime të sigurta të portalit të afërta me deputetin kanë konfirmuar se Deda do të bëhet prind.

Tashmë, deputeti ka konfirmuar se është në lidhje me një vajzë nga Prishtina, por nuk ka zbuluar identitetin e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version