Këngëtari i njohur Blero vazhdon të jetë shumë aktiv në tregun muzikor.
Gjatë muajit shkurt, ai solli një projekt shumë interesant me rastin e festës së 17 shkurtit, të titulluar “1000”.
Së shpejti, këngëtari po planifikon që të sjellë edhe një projekt të ri, sërish në bashkëpunim.
Sipas burimeve të Telegrafit, Blero ka nisur punën për këngën më të re, të cilën do ta sjellë në bashkëpunim me këngëtaren e muzikës turbo folk, Fatlume Popovci.
Kjo e fundit, synon fuqishëm tregun muzikor, ndërsa është koncentruar në muzikën folklorike dhe atë tallava.
Kënga ka përfunduar së incizuari, ndërsa sipas burimeve pritet të jetë një bashkëpunim shumë i veçantë, që pret ta kalojë edhe suksesin e këngës “5”, e cila cilësohet si një ndër bashkëpunimet më të suksesshme të këngëtarit.
Blero madje thuhet se do të kujdeset për menaxhimin e këngëtares tash e tutje, e cila pritet që së shpejti të nënshkruajë kontratë me kompaninë e tij, “MishMash”. /Telegrafi/