Telegrafi

Ekskluzive – Arrihet marrëveshja, Lenjani lojtar i Sionit

Njëri nga futbollistët më të mirë shqiptarë, Ermir Lenjani, është bërë me skuadër të re.

Pasi kontrata e tij me klubin francez Rennes përfundoi, Lenjani mbeti futbollist i lirë.

Tani ylli shqiptar është bërë me skuadër të re dhe është rikthyer në kampionatin zviceran.

Lexo po ashtu Lenjani pritet të bëhet me skuadër të re

Telegrafi ka marrë vesh ekskluzivisht se Lenjani ka arritur marrëveshje me gjigantin zviceran Sion.

27-vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me opsion vazhdimi edhe për një tjetër.

Telegrafi merr vesh se lojtari do të zyrtarizohet brenda ditës së sotme (e mërkure) te klubi i ri.

Për reprezentuesin shqiptar ky është një rikthim në elitën e futbollit zviceran. pasi më parë ka luajtur në St Gallen.

Lenjani në kampionatin francez, përpos Rennesit, luajti një vit si i huazuar edhe te Nantes. /Telegrafi/