Njëri nga futbollistët më të mirë shqiptarë, Ermir Lenjani, është bërë me skuadër të re.
Pasi kontrata e tij me klubin francez Rennes përfundoi, Lenjani mbeti futbollist i lirë.
Tani ylli shqiptar është bërë me skuadër të re dhe është rikthyer në kampionatin zviceran.
Telegrafi ka marrë vesh ekskluzivisht se Lenjani ka arritur marrëveshje me gjigantin zviceran Sion.
27-vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me opsion vazhdimi edhe për një tjetër.
Telegrafi merr vesh se lojtari do të zyrtarizohet brenda ditës së sotme (e mërkure) te klubi i ri.
Për reprezentuesin shqiptar ky është një rikthim në elitën e futbollit zviceran. pasi më parë ka luajtur në St Gallen.
Lenjani në kampionatin francez, përpos Rennesit, luajti një vit si i huazuar edhe te Nantes. /Telegrafi/