Këngëtari Blero Muharremi vazhdon të spekulohet se mund të jetë kurorëzuar me Afrona Dikën, teksa po qëndron në Zvicër.
Por, pavarësisht zërave dhe fotografive të postuara nga të dy, ata po kalojnë momente të bukura së bashku, transmeton Telegrafi.
Por, a ka arritur që Afrona t’a bëjë Bleron që ta harrojë ish-bashkëshorten e tij Teutën?
Sipas Bleros, Afrona ka bërë që edhe shumë të tjera femra ai t’i largojë nga koka.
“Afrona ka arritur tek unë të lë shum ë tjera prapa si të kaluar, ajo ka arritur tek unë që ta arrij kulmin e lumturisë dhe të qendurit dikush që të vlerëson dhe të don për atë Blerimin, siç jam unë!”, shprehet këngëtari.
“Thjesht, më vlerëson si njeri, jo për atë që bëj. Dhe më kompleton në të gjitha aspektet, duke filluar që ma respekton dhe ma don vajzën time, e dyta më kupton punën dhe e treta që është shumë e rëndësishme, ma don familjen dhe familja ime e duan atë jashtëzakonisht shumë”, përfundoi ai.
Teuta Krasniqi deri tani ka konfirmuar po ashtu për Telegrafin se ka një lidhje të re me Adonis Morinën, teksa Blero po spekulohet për kurorë me Afronën, vetëm pak muaj pasi ata edhe janë ndarë në një sagë publike që vazhdoi muaj të tërë. /Telegrafi/