Reperi njohur 50 Cent pritet që të vijë sërish në Kosovë.
Burime të Telegrafit të afërta me menaxhmetin e “Zone Club”, mësojnë se tashmë kanë filluar bisedimet mes organizatorëve dhe stafit të artistit të njohur për një koncert të dytë në Prishtinë.
I kontaktuar nga Telegrafi, njëri nga pronarët e “Zone Club”, e cila pritet ta sjell yllin botëror në Prishtinë, Dekorim Sahiti, nuk e mohoi mundësinë e ardhjes së 50 Cent në Prishtinë, por nuk ka dhënë detaje të tjera rreth koncertit të mundshëm.
Në ditët në vijim pritet që të bëhen të ditura më shumë detaje rreth këtyre planeve që ka Zone Club.
Kujtojmë se për herë parë reperi amerikan kishte qëndruar në vitin 2008 për një koncert të mbajtur në stadiumin e qytetit të Prishtinës. /Telegrafi/