Site icon Telegrafi

Ekonomia italiane po ‘kërcënon’ të gjithë Evropën

Roma, Itali | Foto: Giorgio Cosulich/Getty Images/Guliver

Vetëm një vit pasi që populistët morën pushtetin në Itali, perspektiva ekonomike është përkeqësuar dhe po jep paralajmërime për të gjithë kontinentin Evropian.

Italia si ekonomia e tretë më e madhe në Eurozonë, pati një rënie të madhe në industri gjatë muajit shkurt dhe të dhënat për ndjesinë ekonomike treguan se recesioni do të zgjasë edhe gjatë vitit 2019. Komisioni Evropian ka kritikuar përsëri politikat e Qeverisë së Giuseppe Contes dhe ka bërë të ditur se do të ketë ndikime për të gjithë Evropën.

Vendi i varur nga eksportet është ndikuar gjithashtu nga ngadalësimi botëror, që ka prekur të gjithë Evropën. Vështirësitë e Italisë, janë përkeqësuar nga plani i shpenzimeve i qeverisë populiste, që synon të arrijë premtimet e shtrenjta të fushatës. Për rrjedhojë, ekonomia këtë vit pritet të ngec dhe papunësia me një normë dyshifrore dhe nuk do të ketë progres në uljen e borxhit, shkruan Bloomberg.

Lexo po ashtu Italia nxjerr në shitje prona shtetërore për të paguar borxhin publik

Sipas ekonomistëve, përcjell Telegrafi, ka shumë mundësi që ekonomia italiane të tkurret përsëri në tremujorin e parë të 2019-së.

Kryeministri Conte që mori detyrën pas fitores së populistëve më 4 mars 2018, i ka hedhur poshtë paralajmërimet. Komisioni Evropian, që po vazhdon betejën me Romën mbi buxhetin, kritikoi përsëri qeverinë gjatë muajit duke thënë se veprimet që po ndërmerr përbëjnë rrezik dhe kalojnë kufijtë italianë.

Lexo po ashtu Italia dhe Franca janë vendet që kanë humbur nga përdorimi i euros

Paralajmërimet e Komisionit për përhapje të trazirave italiane nuk kanë qenë të vetme, ndërkohë që edhe ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, ka thënë se “nuk duhet nënvlerësuar recesioni italian”.

Nga të dhënat, ekonomia italiane u rrit me 0.9 për qind gjatë gjithë vitit 2018, ku pësoi një rënie prej 1.6 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version