Site icon Telegrafi

Ekonomia informale e dëmton buxhetin por edhe ekonominë reale (Video)

34% llogaritet të jetë niveli i ekonomisë informale në vendin tonë, duke dëmtuar si buxhetin, ashtu edhe ekonominë reale. Pavarësisht disa masave të marra, lufta ndaj kësaj dukurie vazhdon të jetë e dobët.

Një grup i Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka nisur punimin e një strategjie, me të cilën institucioneve përgjegjëse të kësaj fushe do t’u tregohen fushat se ku do të mund të mbushin buxhetin, si edhe të ulin nivelin e lartë të ekonomisë informale, raporton KTV.

Administrata Tatimore do të jetë një nga aktorët kryesorë të luftimit të kësaj dukurie. Mirëpo, kështu nuk beson shoqëria civile.

Agron Demi, nga instituti “GAP”, thotë se pos deklaratave dhe bërjes së strategjive, ka munguar serioziteti i luftimit të saj.

Ekonomia informale ka zënë vend gjithnjë në raportet ndërkombëtare. Në një raport të fundit, të përgatitur nga Banka Botërore, thuhet se pjesa dërmuese e bizneseve të mëdha besojnë se po ta kesh të njohur një politikan mund të shpëtosh nga kontrollet e Administratës Tatimore, transmeton Koha.net.

Madje, së fundmi edhe punëtorë të kësaj agjencie janë arrestuar me dyshimet se ata kishin shlyer borxhet e një kompanie.

 

Exit mobile version