Telegrafi

Ekipi i Sky News ishte në shënjestër të rusëve në Ukrainë – kameramani arriti ta filmonte ngjarjen pavarësisht rrethanave

Rreziku gjithnjë i pranishëm me të cilin përballen organizatat e lajmeve që mbulojnë luftën në Ukrainë është i mirënjohur.

Dhe një filmim i jashtëzakonshëm nga Sky News tregon këtë rrezik në detaje të qarta, përcjell Telegrafi.

Kryekorrespondenti i transmetuesit, Stuart Ramsay dhe ekipi i tij u sulmuan jashtë Kievit.

Por për mrekulli të gjithë shpëtuan dhe tani raportohet se janë kthyer në mënyrë të sigurt në Mbretërinë e Bashkuar.

Ramsay, i cili u plagos, thotë se ai dhe kolegët e tij ishin “shumë me fat”. /Telegrafi/