Telegrafi

Ekipi i plotë i Juventusit për ndeshjen e Superkupës ndaj Milanit

Juventusi e ka caktuar skuadrën prej 24 lojtarëve për ndeshjen e Superkupës së Italisë, ku janë përfshirë edhe të rinjtë, Luca Coccolo dhe Mattias Andersson.

Bianconerët luajnë kundër Milanit në Doha të premten, si fitues edhe të Serie A edhe të Kupës së Italisë, teksa Rossonerët janë në rolin e finalistit të kupës dhe në këtë duel dy skuadrat do ta kërkojnë trofeun e parë sezonal.

Lexo po ashtu "Unë bëj tifo për Juventusin në 36 nga 38 ndeshjet e vitit"

Massimiliano Allegri e ka caktuar skuadrën që do të udhëtojë në Lindjen e Mesme, ndërkohë që Marko Pjaca dhe Andrea Barzagli janë në fazën e rikuperimit nga lëndimet.

Në ekip është përfshirë 18-vjeçari nga Primavera, Luca Coccolo, i cili luan si mbrojtës i majtë dhe 18-vjeçari tjetër, Mattias Andersson, i cili u transferua në verë nga Malmo.

Skuadra e plotë Juventusit për Superkupën e Italisë: Buffon, Chiellini, Benatia, Pjanic, Khedira, Cuadrado, Marchisio, Higuain, Hernanes, Alex Sandro, Barzagli, Mandzukic, Lemina, Pjaca, Dybala, Asamoah, Rugani, Neto, Lichtsteiner, Sturaro, Audero, Evra, Coccolo, Andersson. /Telegrafi/