Bundesliga ka zgjedhur skuadrën më të mirë të sezonit 2023/24, ku nuk mungon Granit Xhaka në mesfushë.
Votat e tifozëve kishin një peshë prej 40% në rezultatet përfundimtare, me ato të klubeve dhe ekspertëve që numëronin nga 30% secili, ku kërkohej një portieri, katër mbrojtës, tre mesfushorë dhe tre sulmues.
Tashmë është zgjedhur formacioni më i mirë në Bundeligës, që ka gjashtë lojtarë të kampionit të sapo shpallur, Bayer Leverkusen.
Padyshim që në mesin e tyre është edhe Granit Xhaka, njëri prej lojtarëve kryesorë të Aspirinave në këtë sezon fantastik.
Nga dy lojtarë kanë Bayern Munich dhe Stuttgart, ndërsa një është i Borussia Dortmund.
Formacioni i sezonit në Bundesliga
Gregor Kobel ( Borussia Dortmund )
Jeremie Frimpong ( Bayer Leverkusen)
Jonathan Tah ( Bayer Leverkusen)
Waldemar Anton ( VfB Stuttgart )
Alejandro Grimaldo ( Bayer Leverkusen )
Jamal Musiala ( Bayern Munich )
Granit Xhaka ( Bayer Leverkusen)
Florian Wirtz ( Bayer Leverkusen )
Serhou Guirassy ( VfB Stuttgart )
Harry Kane ( Bayern Munich )
Victor Boniface ( Bayer Leverkusen)
/Telegrafi/