Telegrafi

Ekipet e deminimit në Ukrainë kryejnë shpërthimin e kontrolluar të dhjetëra minave ruse – publikojnë pamjet detonimit

Ekipet e deminimit në Ukrainë janë një prej ekipeve më të kërkuara, për faktin se pa ta shumë njerëz do të humbnin jetën.

Ata janë të pranishëm në pothuajse çdo cep të Ukrainës dhe kryejnë një punë shumë të rëndësishme, e të mos flasim për rrezikun që u kanoset, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ata nuk po i ndalë asgjë, pavarësisht se janë të ekspozuar nga rreziku dhe sulmet e vazhdueshme ajrore të rusëve.

Këto ekipet dalin në terren për të bërë pastrimin e fushave të minuara që janë të llojeve të ndryshme, duke filluar nga ato kundër këmbësorisë e deri te ato antitank.

Pasi që i çaktivizojnë, i grumbullojnë në një vend për t’i hedhur në erë përmes një shpërthimi të kontrolluar që kryhet nga profesionistët.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamjet kur një prej këtyre ekipeve shpërthejnë dhjetëra mina të ndryshme.

E nga detonimi i fuqishëm duket sikur është hedhur ndonjë bombë tejet e fuqishme, pasi në qiell ngritet një “top i madh i zjarrtë dhe retë e tymit të zi”. /Telegrafi/