Telegrafi

“Eja”, kënga më e re nga Dardan Gjinolli

Dardan Gjinolli në klipin e këngës "Eja" (Foto: YouTube/Hekuran Krasniqi)

“Eja” mban titullin projekti më i ri muzikor i Dardan Gjinollit që e sjell këngëtarin solo.

Kënga e re është kompletuar edhe nga ana vizuale dhe pritet të pëlqehet nga fansat e tij.

Dardan Gjinolli në klipin e këngës “Eja” (Foto: YouTube/Hekuran Krasniqi)

Hekuran Krasniqi qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka bërë muzikën dhe ia shkruar tekstin.

Lexo po ashtu Lajmet për Dardan Gjinollin

Natyrisht se për instrumentalin me saksofon është kujdesur vet Dardani.

Kjo këngë vjen pikërisht  pas duetit me Hekruan Krasniqin, “Jam mërzit”, që po ashtu u lansua me videoklip.

Bashkëpunimi i dy këngëtarëve u lansua gjatë verës dhe është pritur mirë nga fansat e tyre.

Pas largimit nga grupi “Machiato Bend”, Dardani është duke ndërtuar karrierën solo prej. “Pse ike” ishte kënga e tij e parë solo, për realizimin e të cilës i kishte ndihmuar po ashtu Hekurani. /Telegrafi/