“Eja” mban titullin projekti më i ri muzikor i Dardan Gjinollit që e sjell këngëtarin solo.
Kënga e re është kompletuar edhe nga ana vizuale dhe pritet të pëlqehet nga fansat e tij.
Hekuran Krasniqi qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka bërë muzikën dhe ia shkruar tekstin.
Natyrisht se për instrumentalin me saksofon është kujdesur vet Dardani.
Kjo këngë vjen pikërisht pas duetit me Hekruan Krasniqin, “Jam mërzit”, që po ashtu u lansua me videoklip.
Bashkëpunimi i dy këngëtarëve u lansua gjatë verës dhe është pritur mirë nga fansat e tyre.
Pas largimit nga grupi “Machiato Bend”, Dardani është duke ndërtuar karrierën solo prej. “Pse ike” ishte kënga e tij e parë solo, për realizimin e të cilës i kishte ndihmuar po ashtu Hekurani. /Telegrafi/