Telegrafi

“Egoiste”, kënga më e re nga Capital T dhe Orgito Dapa

Rap-artisti i njohur, Capital T, ka sjell sot (e enjte) një projekt të ri muzikor.

“Egoiste” quhet kënga, për të cilën ka bashkuar forcat me këngëtarin Orgito Dapa.

Teksti është shkruar nga vet artistët me producim dhe ‘beat’ nga Rzon.

Foto: Screenshot/YouTube

Për vijën melodike ndërkohë u përkujdes Indrit Dode.

Videoja i është besuar produksionit të njohur, Sekuencë.

Foto: Screenshot/YouTube

Trim Ademi (emri i vërtetë) këtë periudhë ka qenë shumë i angazhuar duke punuar në albumin e gjashtë.

Këngët e tij shndërrohen gjithnjë në hite dhe marrin miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/