Site icon Telegrafi

Egla Ceno zbulon nëse është thirrur në gjyq nga Saimir Kodra pas deklaratës që bëri në Big Brother

Fituesja e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, kishte bërë një deklaratë në këtë edicion sa ishte brenda shtëpisë.

Ajo e akuzoi Saimir Kodrën duke thënë se i kishte kërkuar favore seksuale për një vend pune.

I njëjti iu kundërpërgjigj duke mohuar një gjë të tillë dhe theksoi se për këtë shpifje do të shihen në gjykatë.

Foto: Screenshot/YouTube

Në “Post Big Brother’, Egla është pyetur nga moderatori Ledion Liço nëse është thirrur për gjyq.

Lexo po ashtu "Do hidhem nga ballkoni nëse fiton Egla Ceno", Roza Lati sqaron deklaratën

Egla tha se ende nuk është thirrur, por është gati dhe po konsultohet me avokaten e saj.

Foto: Screenshot/YouTube

“Akoma nuk kam një thirrje për këtë, nëse do vijë, do jem gati. Jam duke u folur me avokaten aktualisht. Jam munduar të mos e shtyj atë urë aty brenda, mënyra se si u përdor për lojë, sinqerisht nuk më frikonte, por me jepte ankth”, u shpreh artistja.

“Gjëja më e rëndësishme, emocioni më i fortë te unë ka qenë mami në shtëpi, a po mendonte që do fusnin në burg. Më tha a do të fusin në burg, thash mos u shqetëso, kam njerëz që do më ndihmojnë, nuk është asgjë e rëndë”, vazhdoi ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version