Site icon Telegrafi

Egla Ceno thotë se ajo dhe Luizi jetojnë në një pallat: U takuam një ditë në ashensor

Fituesja e edicionit të tretë të BBVA, Egla Ceno, deklaroi se ajo dhe Luiz Ejlli (fituesi i edicionit të dytë) jetojnë në një pallat.

Këtë e bëri të ditur gjatë një interviste në Top Arena, kur u pyet për spekulimet dhe zërave të shumtë për këtë.

“Më kanë thënë këta të lagjes që e kemi Luiz Ejllin. E kam parë para dy ose tre ditësh në ashensor, ishte me biberon  dhe po ngjitej lart derisa unë po zbrisja. I thashë mirë se erdhe në lagje”, tha Egla në një intervistë me Erjola Doçin.

Foto: Egla Ceno / Top Arena

Ajo më pas u pyet nëse i kishte shkuar për vizitë Luizit, duke qenë se jetojnë në një pallat dhe në një lagje.

“Jo, unë e mora vesh thjesht kur e pashë në ashensor”, theksoi ajo.

Gjatë kësaj interviste në Top Arena, Egla ndau gjithashtu edhe detaje të tjera si dhe raportin që ka me banorët pas përfundimit të spektaklit. /Telegrafi/

Exit mobile version