Site icon Telegrafi

Eftov: Zaev përveç votave dëshiron të nis konflikt brenda shqiptarëve

Nuk mungojnë reagimet e opinionit publik pas deklaratave të liderit opozitar që i bëri në Zvicër në takim me shqiptarët për dygjuhësinë, federalizimin e shtetit dhe fajësimin e Maqedonisë për marrëdhënie jo të mira fqinjësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gazetari Vasko Eftov, mendon se qëllimi i Zaevit nuk është vetëm përfitimi i votave shqiptare, por edhe shkaktimi i një konflikti të brendshëm tek shqiptarët.

“Mua nuk më pengon që Zaev të bëhet Zekolli dhe të shkruhet si shqiptarë, por kur bëhet fjalë për një shtet politik kjo punë bëhet serioze. Nëse bëhet një analizë do të shohim se arsyet janë që të fitojë sa më shumë vota nga elektorati shqiptar dhe arsyeja tjetër është të shkaktojë konflitk të brendshëm tek shqiptarët”, deklaroi mes tjerash Eftov.

Ai gjithashtu theksoi se Zaev duhet të jetë i kujdeshshëm me këto deklarata që çojnë në prishjen e unitetit dhe sigurisë në shtet./Telegrafi/

Exit mobile version