Në emisionin e fundit ‘Në Qendër’ të gazetarit kontraverz që shpesh herë promovon gjuhë të urrejtjes, Vasko Eftov, ka analizuar situatën politike në Maqedoni, rolin e Zoran Zaevit dhe lidhjet e tij me strukturat huligane shqiptare në Maqedoni, nga të cilët Zaev pret ndihmë në formë incidentesh, në ditën e zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Eftov në emisionin e tij ka emetuar pamje nga protesta e vitit të kaluar, të cilët ndodhën pas publikimit të ‘bombave’ të Zaevit.
Eftov thotë: Ata protesta ishin të qeta përderisa disa huligan të strukturave të grupeve të tifozërisë nuk janë aktivizuar vetëm në ato protesta, këtu bëhet pyetja: Pse ata struktura u kyçën në në protesta? Sepse dikush donte në Maqedoni më 9 maj të vitit të kalauar, të ndodh 5 tetori dhe të vij në ndonjë ndryshim të dhunshëm të qeverisë.
Ai poashtu gjatë emisionit thotë se LSDM në mënyrë aktive komunikon dhe ka nën kontrollën e tij disa banda të caktuara shqiptare, të cilët duhet t’i sjellin vota nga shqiptarët.
Gjatë emisionit ai shtoi edhe një detal të regjistruar të situatës në LSDM, ku potencohet se Zaev me vetëdije luan me kartën e federalizmit dhe i njëjti me qëllim është fotografuar në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë një ditë pas vrasjeve të policëve, sepse për LSDM-në janë të rëndësishme strukturat huligane shqiptare, për të bërë incidente në ditën e zgjedhjeve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=eby9iokNxqo
https://www.youtube.com/watch?v=xfzoozQTeuU
https://www.youtube.com/watch?v=YE-4tpF1M98
https://www.youtube.com/watch?v=3qMK9XiOsNk