Katër ish-banorë të Big Brother VIP Albania iu bashkuan sërish këtij formati të shtunën që lamë pas.
Efi, Kiara, Ronaldo dhe Bledi u bën sërish pjesë e shtëpisë së famshme dhe hyrja e tyre ka ngjallur debate të reja mes banorëve.
Por, ajo që ka marrë vëmendje është edhe ndryshimi i moderators Kiara Tito, e cila për shumë banorë po konsiderohet si e ashpër dhe arrogante.
Kiara që pas hyrjes së dytë në BBVA, është parë më e afërt me partnerin e saj Luizin duke injoruar shumicën e banorëve të tjerë.
Këtë sjellje të saj së fundmi e ka komentuar edhe Efi e cila që nga fillimi i formatit ka qenë e afërt me Kiarën dhe Luizin.
Në një diskutim me Nitë, Efi tha se edhe ajo e ka vënë re këtë ndryshim të Kiarës, por sipas saj ndaj banorëve të tjerër dhe jo edhe ndaj saj.
Tutje, Efi tha se kur të afrohet finalja nuk është habi që edhe ajo vetë të ndryshojë pas dëshiron të shkojë sa më lartë pasi iu dha një mundësi e dytë.
“E vetmja gjë që ka ndryshuar është që po mundohet ta mbroj vet veten e saj, por shikimi i dhe reagimi i saj janë komplet ndryshe, nuk është më i njëjti, jo në lidhje me mua se me mua akoma nuk po shoh asgjë, në vazhdimi mund të ketë edhe ajo me mua edhe unë me atë vetëm për finale, këtë dua që të kuptojnë ndarjen, të kam zemër, por tani unë nuk u futa kot”, tha Efi.
Ndërkohë, sonte (e martë) gjatë spektaklit të radhës pritet që të largohet njëri prej banorëve më pak të preferuar nga publiku. /Telegrafi/