Site icon Telegrafi

Efi i drejtohet Luizit: Mezi po pres të dalim jashtë dhe mos t’i pafsha sytë më

Një debat ka ndodhur sërish mes Luiz Ejllit dhe banores tjetër të Big Brother VIP Albania, Efi Dhedhes.

Dyshja, të cilët kanë qenë miq të ngushtë, kohëve të fundit kanë pasur përplasje të madhe me njëri-tjetrin.

Ata i janë rikthyer sërish një diskutimi pas një klipi që iu lëshua në lidhje me disa deklarata që bënë në dhomën e rrëfimit.

Foto: Facebook

Kjo nisi pikërisht për programin “Përputhen”, në të cilin kishte marrë pjesë Efi.

Lexo po ashtu “Me mua qepe gojën”, agravon situata mes Efit dhe Qetsorit në spektakël

Ata janë pyetur sërish për marrëdhënien e tyre, të cilët theksuan se nuk janë miq dhe nuk do të jenë as jashtë.

Foto: Facebook

Efi në një moment tha se pas mbarimit të këtij Big Brotheri nuk dëshiron as ta shohë me sy më Luizin.

“Thjesht nuk do të kem dëshirë ta shoh më. Unë nuk dua ta shoh më këtë njeri. Nuk kam parë njeri më ekstremist, është manipulues truri. Unë këtë gjë nuk e doja. E di unë sa keq e kam kaluar”, tha ajo.

Foto: Facebook

“Kur të dalësh jashtë do e shohësh se nuk kam shpikur asgjë. Kur ta kuptosh, unë përsëri nuk dua të të shoh më. Të kam pasur shumë xhan dhe kam pasur shumë respekt për ty. Ti më ul mua në çdo lloj mënyre. Unë nuk mërzitem prej Përputhen për atë jam këtu, nga ai program jam këtu”, vazhdoi më tej Efi. /Telegrafi/

Foto: Facebook
Exit mobile version