Telegrafi

Efi Dhedhes thotë se Jul Deda po kopjon lojën e Luiz Ejllit në Big Brother VIP Albania 3

Jul Deda është njëri nga banorët që këtë kohë ka marrë vëmendje të madhe në Big Brother VIP Albania 3.

Ai që në fillim ka krijuar një strategji të lojës dhe ishte përfshirë në disa debate.

Ish-banorja Efi Dhedhes së fundmi ka qenë e ftuar në “Fan Club” me Enxhi Nasufin, ku ka komentuar konkurrentët e këtij edicioni.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo tha se të gjithë po mundohen të kopjojnë nga pak nga edicioni i vitit të kaluar.

Lexo po ashtu E kishte përmendur shumë në Big Brother - Efi Dhedhes konfirmon se është ndarë nga partneri

Por, në veçanti ka folur për aktorin Jul Deda, për të cilin theksoi se ka një strategji të lojës sikurse Luiz Ejlli.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndonëse të dy vijnë nga Shkodra, ata duket se nuk ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin.

Sidoqoftë, pritet të shihet se si do të vijojë loja e Julit në këtë format. /Telegrafi/