Telegrafi

Efi Dhedhes shpallet finalistja e dytë – Kiara dhe Bledi largohen nga Big Brother

Foto: Top Channel

Në një avantazh si lider, Qetsor Ferunaj, në natën e sotme (e shtunë) kishte dy mundësi për banorët më të nominuar në Big Brother VIP Albania.

Për Bledi Manen, Kiara Titon dhe Efi Dhedhes – Qetsori bëri një zgjedhje që të shpallte finalistin e dytë këtë natë, përkundër se mund t’i dërgonte direkt në televotim për t’u eliminuar nga gara.

Në bazë të kësaj, finalisti i dytë i këtij edicioni të BBVA u shpall Efi Dhedhes, që automatikisht me këtë duhej të largoheshin Bledi dhe Kiara.

Foto: Facebook

Ish-konkurrentja e “Përputhen” iu bashkua Luiz Ejllit, i cili po ashtu u shpall finalisti i parë.

Lexo po ashtu Luiz Ejlli ulet në gjunjë dhe i propozon për martesë Kiara Titos në Big Brother VIP Albania

Efi duhet theksuar se ka qenë një zë i fuqishëm në këtë format që ka lënë gjurmë të madhe.

Foto: Facebook

Ajo solli përplot situata, nisur nga miqësia me Luizin dhe Kiarën e deri të krisja e raportit të tyre.

Sidoqoftë, finalja e madhe e Big Brother pritet të mbahet më 6 maj. /Telegrafi/

Foto: Facebook